Një aksident ujor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkurë ne Liqenin e Komanit. Dy varka janë përplasur me njëra tjetrën, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona. Si pasojë e përplasjes, policia thotë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime. Personat që ndodheshin në mjetet lundruese, mes tyre edhe turistë, janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.