Lideri suprem i iranit i ka dhënë një mesazh të qartë shefit të hamasit, kur ata u takuan në teheran në fillim të nëntorit, sipas tre zyrtarëve të lartë: Ju nuk na njoftuar për sulmin e 7 tetorit në Izrael dhe ne nuk do të hyjmë tani në luftë në emrin tuaj. Ajatollahu Ali Khamenei, i tha Ismail Haniyeh, se Irani, mbështetës i hershëm i hamasit, do të vazhdonte ti jepte grupit mbështetje politike dhe morale, por nuk do të ndërhynte në mënyrë direkte – thanë zyrtarët iranianë dhe të hamasit me dijeni për diskutimet por që kërkuan të mbeteshin anonimë.