Izraeli e mashtroi Iranin duke i ofruar një ndjenjë të rreme sigurie në orët para vrasjes së Ali Khameneit, me kurthin e një darke të rreme të shabatit hebraik, ka zbuluar ushtria e vendit. Operacioni i përbashkët i SHBA-së dhe Izraelit për të eliminuar Ajatollahun të shtunën erdhi pas vitesh përgatitje dhe përfshinte hakimin e rrjetit të kamerave të trafikut të Teheranit dhe ndërprerjen e infrastrukturës së komunikimit masiv.