Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është shfaqur për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe me Izraelin, gjatë së cilës disa prej liderëve më të lartë politikë, ushtarakë dhe shkencorë të Iranit u vranë nga ushtria izraelite. Televizioni shtetëror iranian e shfaqi Khamenein të shtunën duke e përshëndetur turmën e njerëzve teksa po hynte në një xhami pranë rezidencës së tij në Teheran.