Top News – Ahmeti- S’ka NATO pa aleatët/ Kreu i BDI në Kosovë- duhet të kemi unitet
29/12/2024 17:55

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka thënë se nuk është mirë që janë ftohur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Sipas Ahmetit pa ndihmën e aleatëve është e vështirë që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s, raporton Kosova Press. “Ju jeni klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet. Por misionet akoma s’kanë mbaruar. Me shumë se sot, ne na duhet uniteti të jemi krahët e njëri-tjetrit. Nuk më vjen mirë që marrëdhëniet janë aq të ftohta me Amerikën e Evropën, sepse pa organizimin e SHBA-së, BE-së dhe aleatëve tanë në NATO është shumë vështirë. Bashkë me aleatët e çliruam Kosovën. Ne na duhet uniteti akoma edhe më i fortë. Nuk më vjen mirë që gjuha shqipe nuk është gjithë zyrtare në qeveri. Kosova në NATO e në BE, të jetojmë të lirë në paqe dhe stabilitet”. Sakaq kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh se viteve të fundit ka pasur shumë sfida për Kosovën. “Kemi të drejtë ta festojmë këtë ditë, sepse UÇK është vlerësuar, ende vazhdon të vlerësohet që arriti ta fitojë lirinë, shtetin, pavarësinë. Ka djem Kosova, do të ketë, do të vijë dita që statusi i kategorive do të rregullohet. UÇK do të ketë shtëpinë e vet në çdo komunë të Kosovës. Kemi mbyll shumë sfida, uroj që vitin që vjen t’i kemi këtu edhe bashkëluftëtarët që po kalojnë në procese gjyqësore. Janë luftëtarët e lirisë, besojmë në pafajësinë e tyre”. Haradinaj tha më tej se Dita e Veteranit do të jetë festë zyrtare në Kosovë.

Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17
Top News- Kritikat e BE për ligjin e Speciales, partitë në Kosovë: Do mbështesim çlirimtarët në Hagë
12/10 15:32
Top Channel/ Kos: Shqipëria mbyll grupkapitullin e 4 të negociatave me BE, Specialja me probleme!
12/10 11:33
Top News -Ndryshimi i ligjit të ‘Speciales’. Komisionerja Kos: Rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE
12/10 11:10
Top Channel/ Kosovë, qeveria Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil: Dhe martesat mes personave të së njëjtës gjini!
11/10 14:37
Top Channel/ Kosova, “betejë” për milionat e BE/ Më pak se tre muaj për të përfituar 165.8 milionë €
11/10 11:39