Hetimi ndaj Arben Ahmetajt është një test për SPAK-un dhe gjithë drejtësinë e re. Kështu e vlerëson media gjermane Dojçe Vele në një analizë të sajën. Ish-zyrtari i lartë në tri qeveritë Rama po hetohet për katër vepra penale: mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë; korrupsion pasiv; pastrim parash dhe shpërdorim detyre, kjo e fundit lidhur me koncesionin e dhënë prej tij për inceneratorin në Elbasan.