Përfundojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila tronditit fort Tiranën në prill të këtij vitit, ku një person me thikë u fut në xhaminë ‘Dine Hoxha’ dhe plagosi pesë perosna. Shtetasi që më pas u identifikua si Rudolf Nikolla, vijonte pa kontroll sulmet e tij me thikë derisa u neutralizua jashtë xhamisë falë besimtarëve. Ngjarja ishte tejet e rëndë pasi ndodhi në muajin e shenjtë për besimtarët myslimanë, atë të Ramazanit.