Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatën, zhgënjimin dhe kundërshtimin ndaj aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në një deklaratë, PDK e cilëson vendimin si “një padrejtësi të madhe” dhe thotë se ai godet të drejtën e popullit të Kosovës që luftoi për liri dhe çlirim nga regjimi serb. Partia pretendon se aktgjykimi mbështetet në materiale që i konsideron të fabrikuara dhe të ndikuara nga propaganda e Serbisë. PDK-ja rithekson qëndrimin e saj se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare.