Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken tha se autokracia ruse dhe pushtimi nga ana e saj, i Ukrainës në mënyrë agresive, janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklaratat e sekretarit Blinken erdhën gjatë një seance dëgjimore në Sena, për projektbuxhetin e vitit 2024 në fushën e politikës së jashtme.