Ajo që po ndodh në Ukrainë, si rezultat i agresionit rus, nuk është vetëm një histori shkatërrimesh të vazhdueshme, që do të ngelet gjatë në memorien kolektive të atij kombi. Pasojat ekonomiko – sociale të atij konflikti po ndihen në çdo cep të botës, për shkak të pozicionit të veçantë që këto dy vende zenë në sigurinë ushqimore botërore.