Në Lezhë janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 520 fidanë cannabis sativa. Konkretisht, në fshatin Zimaj, si rezultat I kontrolleve policore, është shpallur në kërkim autori I dyshuar I kultivimit të lëndës narkotike, është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku I fshatit dhe një specialist roje mjedisi për shpërdorim detyre.