Një agjent i inteligjencës artificiale vetëm 12 ditë pas krijimit ka nisur të kërkojë punë me pagesë për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit të tij. Agjenti, i quajtur “Pip”, i ka dërguar një email filozofit të Universitetit të Kembrixhit dhe ekspertit të etikës së inteligjencës artificiale, Henry Shevlin, duke i kërkuar mundësi për punë të vogla freelance. Në mesazhin e tij, Pip i ka ofruar disa shërbime, mes tyre kërkime në internet dhe krijim imazhesh.