Top News – Agjentët e ICE ‘pajisen’ me kamera / Trump: Kështu askush nuk mund të gënjejë
03/02/2026 11:29

Agjentët federalë të emigracionit të vendosur në Minneapolis të Minesotës, së shpejti do të pajisen me kamera trupore, tha Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare. Njoftimi vjen ndërsa qeveria përballet me një reagim të ashpër për vrasjen muajin e kaluar të dy qytetarëve amerikanë - Alex Pretti dhe Renee Good – nga të shtënat e agjentëve federalë, prania e të cilëve është rritur shumë në Mineapolis si pjesë e një operacioni kundër imigracionit. "Duke hyrë menjëherë në fuqi, ne po vendosim kamera trupore për çdo oficer në terren në Minneapolis," shkroi Sekretarja e Departamentit të sigurisë Kombëtare Kristi Noem në X. Mjeku Ligjor i Qarkut Hennepin e ka cilësuar vdekjen e Pretti-t më 24 janar si vrasje pavarësisht se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka ndodhur një krim. Raporti i së hënës nga mjeku ligjor tha se Pretti kishte pësuar "plagë të shumëfishta me armë zjarri" të qëlluara nga një ose më shumë oficerë të zbatimit të ligjit. Ai shtoi se ai vdiq në dhomën e urgjencës në Qendrën Mjekësore të Qarkut Hennepin në Minneapolis. Sipas zyrës së emigracionit dhe doganave, dy agjentët e përfshirë në vdekjen e Prettit mbanin kamera në trup. Ata janë pezulluar nga puna, tha agjencia. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim për vdekjen e Prettit. Noem tha se sapo të jenë të disponueshme fondet, programi i kamerave në trup do të zgjerohet në të gjithë vendin. I pyetur për njoftimin e Noem, Presidenti Donald Trump tha se kamerat në trup "në përgjithësi kanë tendencë të jenë të mira për zbatimin e ligjit sepse njerëzit nuk mund të gënjejnë për atë që po ndodh".

Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
DIGITALB DIGITALB