Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mos rrijnë duarkryq ndaj Gjeorgjisë, pas miratimit në Kuvend të ligjit për agjentët e huaj i cili shkaktoi protesta të mëdha në sallë, por edhe në sheshet kryesore të vendit. Përmes sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, administrata Biden bëri me dije se me miratimin e këtij ligji partia në pushtet në gjeorgji po përpiqet të minojë demokracinë dhe lirinë e shprehjes.