Stacioni i CIA në Kiev është larguar përkohësisht së bashku me ambasadën dhe është zhvendosur në Lviv, lajm që konfirmohet nga CNN, referuar burimeve të ndryshme. Mediat amerikane raportojnë se vendimi ka qënë i vështirë pasi agjencia mbështetet në ambasadë për të operuar jashtë Kievit, ashtu siç bën në të tjera qytete në mbarë botën.