Një njësi tepër e fshehtë e financuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe që operonte brenda Shërbimit Informativ Shtetëror Shqiptar, nuk do të dilte në dritë nëse nuk do të vritej Denis Kasaj në vitin 2016. Vetë Daily Mail I ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj njësie të njohur si Merlin, disa agjentë të së cilës u akuzuan se shitën informacion tek bandat krimianale dhe rrjedhimisht ccuan në ekzekutimin e Kasajt, që njihej ai anëtar I grupit Kastrati në Fier.