Top News – Agjencia Evropiane/ ‘Festat, Tirana duhet vizituar’
07/12/2020 12:17

Agjencia e njohur e lajmeve evropiane “Schengenvisainfo.com” u sugjeron evropianëve disa mundësi mjaft të mira për ata që dëshirojnë të kalojnë Krishtlindjen në Evropë. Gjermania, Franca dhe vendet e tjera të BE-së mund të jenë të njohura për tregjet e tyre të Krishtlindjes, por vende të tjera si Shqipëria, Turqia dhe Rusia, e festojnë Krishtlindjen në një nivel krejt tjetër. Agjencia shkruan se Shqipëria njihet për verërat e saj të gjata dhe të nxehta, bregdetin e saj të bukur dhe trashëgiminë kulturore. Sidoqoftë, është gjithashtu një destinacion i mrekullueshëm për ata që dëshirojnë të kalojnë pushimet e fundvitit jashtë vendit të tyre, thuhet ne artikull. Me mbi gjysmën e popullsisë së saj të vetëshpallur myslimanë dhe vetëm rreth 10 për qind katolikë dhe shtatë për qind ortodoksë, ndokush do të pyeste veten se si është e mundur që Shqipëria të jetë një destinacion i Krishtlindjes. Shpesh e quajtur "feneri i fundit i tolerancës fetare në Evropë", Shqipëria është një vend i harmonisë fetare dhe të gjitha fetë jetojnë së bashku, jo vetëm pa shqetësuar njëra-tjetrën, por edhe duke festuar me njëri-tjetrin data të rëndësishme fetare. Ne artikullin e agjencise theksohet se Tirana, është mbuluar me drita gjatë Krishtlindjeve dhe një pemë gjigante është zbukuruar në sheshin kryesor të kryeqytetit, ndërsa pemë të tjera janë vendosur nëpër të gjithë qytetin.

Top Channel/ “Nuk mendova për jetën”! Polici hero tregon si i shpëtoi të aksidentuarit
09/08 21:48
Top Channel/ Ndërhyri për të shpëtuar të aksidentuarit rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova…
09/08 21:25
Top Channel/ Dyndje nga Greqia/ Në Kapshticë ka shumë më tepër persona që hyjnë në Shqipëri
09/08 19:19
Top Channel/ Trafikonte armë në Itali, arrestohet 30-vjeçari i dënuar si kreu i një grupi kriminal
09/08 15:41
Top Channel/ Polici shpëton të aksidentuarit, vlerësohet me certifikatë mirënjohje për ndërhyrjen
09/08 15:13
Top Channel/ Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, dhjetëra mjete drejt vendit tone
09/08 13:33
Top News- Emigrantët kthehen në atdhe për pushime/ Fluks në Kapshticës, shtohet numri i sporteleve
09/08 13:29
Top Channel/ Vijojnë zjarret në Finiq dhe Mirditë, ndërhyjnë nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”
09/08 13:19
Top News- Tentoi të eliminonte 28-vjeçarin/ Gjatë sherrit plagoset dhe vëllai i autorit
09/08 12:54
Top Channel/Helmi nga konservat e prishura, çfarë po ndodh në Itali me botulizmin dhe si të mbrohemi
09/08 12:28
Top Channel/ Udhëtim mes maleve, suedezët përshkojnë me biçikleta Ballkanin dhe ndalen në Shqipëri
09/08 12:18
Top Channel/ Mbështetja e fermerëve, po aplikojnë për skemat e ndihmës për financimin në bujqësi
09/08 12:16
Top Channel/ Pastrimi i rrugëve në Korçë, 377 objekte do largohen vullnetarisht ose do shkatërrohen
09/08 12:14
Top News- Jahti luksoz ankorohet në Durrës/ ‘Dragonfly’ furnizohet me 600 mijë litra naftë
09/08 12:10
Top News- Durrësi, stacioni i superjahtëve, ‘bisha’ ankorohet në port
09/08 12:02
Top Channel/ 18 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, vijojnë flakët në 6 qarqe
09/08 11:41
Top News- Arrestohet 32-vjeçari në Krujë/ Droni zbulon parcelën me kanabis
09/08 11:39
Top Channel/ Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, bie në pranga 32-vjeçari
09/08 11:22
Top News- Aksident i trefishtë në Zvërnec, përfundojnë në spital dy persona
09/08 11:21
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë
09/08 11:18