Prokuroria e Posaçme ka marrë disa herë në pyetje ish drejtoren e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Thirrja e saj për të dëshmuar është bërë në heshtje dhe pa bujë publike për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe funksionit të saj si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar.