Kombëtarja shqiptare vijon punën për ndeshjen e nations league me Islandën që do të luhet në mbrëmjen e së hënës. Skuadra e drejtuar nga edi Reja ditën e enjte zhvilloi vetëm një seancë stërvitore ku të pranishëm ishin thiuajse të gjithë futbollistët. gjendja në radhët e kuqezinjve në përgjithësi duket e mirë me Kristian Asllanin që është stërvitur rregullisht me skuadrën që do të thotë se mesfushori është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar 3 ditë më parë.