Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumentave verbal të premten për padinë e ngritur nga kompania kineze ByteDance, në pronësi të së cilës është rrjeti social TikTok. Kompania kineze ByteDance paraqiti padinë ndaj ligjit të ri të Kongresit amerikan për ndalimin e medias sociale, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare. TikTok-u, është platforma më e njohur e mediave sociale në Shtetet e Bashkuara. Pronësia e saj kineze dhe qasja e mundshme e Pekinit tek të dhënat personale, si dhe aftësia për të ndikuar opinionin publik për përdoruesit amerikanë, e shtyu Kongresin ta ndalonte atë. Nëse nuk ndryshon diçka nga një vendim i Gjykatës së Lartë, kompania kineze ByteDance, që zotëron TikTok-un, do të humbasë qasjen në SHBA më 19 janar.