Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar përpunimin e të gjitha kërkesave për emigracion nga afganët, pritet të ketë impakt edhe tek afganët e strehuar në Shqipëri për t’i shpëtuar pushtimit të talebanëve. Deri në muajin janar të këtij viti më pak se 700 afganë vijonin të qëndronin në Shqipëri. Të dhëna të përditësuara nuk janë bërë me dije nga institucionet përgjegjëse. Duket se nën presidencën e Donald Trump procesi i miratimit të vizave amerikane të afganëve do të mbetet ende pezull.