Top News – ‘Afër’ marrëveshjes për Greenlandën / Trump hoqi dorë nga forca, çfarë i tha Rutte
22/01/2026 11:26

Presidenti amerikan Donald Trump, të mërkurën u tërhoq nga kërcënimet për të pushtuar Groenlandën me forcë nga Danimarka aleate, duke njoftuar një marrëveshje të paqartë që synon të garantojë sigurinë e territorit në Arktik. Trump e quajti tërheqjen e tij, përfshirë heqjen dorë nga sanksionet kundër vendeve evropiane që kundërshtuan marrjen e greenlandës nga SHBA, si një fitore, duke thënë se marrëveshja i jep Uashingtonit "gjithçka që donte". Marrëveshja, u tha ai gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, u negociua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe do të zgjaste "përgjithmonë". "Mendoj se i vendos të gjithë në një pozicion vërtet të mirë, veçanërisht sa i përket sigurisë, mineraleve dhe gjithçkaje tjetër", tha Trump, disa orë pas një fjalimi në të cilin ai u duk se hoqi dorë nga kërcënimi i përdorimit të forcës për të pushtuar Groenlandën. Megjithatë, nuk kishte asnjë shenjë se Trump pati sukses në premtimin e tij të përsëritur për ta bërë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara. Kur u pyet nëse Danimarka do të vazhdonte të kontrollonte territorin, Rutte tha se tema e sovranitetit të Groenlandës "nuk u ngrit" në bisedimet e tij me Trump. Rutte dha pak detaje se cili mund të jetë statusi i ri për Grenlandën, duke thënë vetëm se NATO do të vazhdojë të punojë për sigurimin e rajonit të Arktikut përballë kundërshtarëve të tillë si Rusia ose Kina. Ndërkohë, shefi i NATO-s i tha AFP-së se "ka ende shumë punë për t'u bërë".

Top Channel/ SHBA presion Serbisë, paralajmërimi i DASH pas bisedës Vuçiç-Putin
28/09 23:12
Top Channel/ Rusët përgjuan policitë europiane, të dhënat i çoi Kompania amerikane me pronarë rusë
28/09 23:07
Top Channel/ Vdekja e Mazonakis shkund Greqinë, probleme në qindra klinika private
28/09 22:53
Top News- Greqi–Turqi, rikthehet tensioni: Egjeu në prag të një përplasjeje të re
28/09 22:10
Top Channel/ Lirohen pesë komplotistët, u arrestuan për sulm ndaj bazës amerikane në Angli
28/09 20:08
Top Channel/ “Jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i kërcënon të burgosurin palestinez
28/09 18:08
Top Channel/ Në prani të Papës, Macron i kërkon Europës t’i rezistojë nacionalizmit dhe urrejtjes
28/09 15:53
Top Channel/ Papa Leoni: Guxim për paqen. Europa të mos mbështetet te riarmatimi
28/09 15:53
Top Channel/ BE-ja përballë sulmeve hibride. Kallas: Protokoll urgjence për reagim të përbashkët
28/09 15:53
Top Channel/ Irani pas sulmit në bazën angleze.Burimi i Reuters: Lidhja me Teheranin, më e mundshmja
28/09 15:53
Top News – Bëni lëshime në emër të paqes! Papa Leoni kërkon fundin e luftës në Evropë
28/09 15:28
Top News – Me ‘Jet ski’ në rrugët e përmbytura / I gjithë vendi nën ujë, tetë viktima në Tajlandë
28/09 15:23
Top News – Ukraina rimerr territoret në Donetsk / Avancon në fushëbetejë, ‘frenon’ trupat e Putinit
28/09 14:57
Top News- Ukraina të kërkojë ndjesë! Zelenski zemëron Korenë e Jugut, zbuloi transferimin e robërve
28/09 13:51
Top News – Anija gjigante e SpaceX në orbitë / Starship ‘ndez motorin’, pasoja të jashtëzakonshme
28/09 13:51
Top News – Droni rus ‘shëtitje’ mbi Rumani / Ngrihen dy F16-a, ‘u zhduk pas 10 minutash ndjekje’
28/09 13:50
Top News – Inteligjenca Artificiale jashtë kontrollit/ Trump kundër Bill Gates: Nuk jam i shqetësuar
28/09 13:50
Top News – E djathta dhe e majta ekstreme ngrihen / Agjencitë gjermane të sigurisë përballë dilemave
28/09 12:46
Top News – Kryeqyteti po fundoset çdo vit, gjithçka nën ujë, mijëra njerëz në qendra evakuimi
28/09 11:57
Top News – I kërkoi Kinës të blejë armë amerikane / Xi Jinping i përgjigjet Trumpit me ‘panda’
28/09 11:53