Top News – AfD, rezultati më i mirë në histori / Gjermani, ja si u renditën partitë në zgjedhje
24/02/2025 12:10

Partia e ekstremit të djathtë, AfD, duket se ia doli mbanë të sigurojë rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, duke përfunduar e dyta me rreth 20 për qind të votave, apo duke dyfishuar rezultatin e katër vjetëve më parë. Megjithatë, ka një grimcë lehtësimi në shumë kryeqytete të BE-së, të qeverisura nga centristët, si dhe brenda vetë Gjermanisë, sepse rezultatet e zgjedhjeve përputhen me ato që parashikuan sondazhet. Pavarësisht mbështetjes së zëshme nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, si dhe nga udhëheqësit populistë të ekstremit të djathtë, AfD-ja doli në vendin e dytë, e pozicionuar në distancë pas partisë së qendrës së djathtë, CDU/CSU. CDU/CSU doli e para me rreth 30 për qind të votave dhe udhëheqësi i partisë, Friedrich Merz, ka thënë se do të preferonte të kishte vetëm një partner koalicioni, duke shmangur kështu strukturën e vështirë trepartiake të Qeverisë së mëparshme gjermane, e cila ka rënë si pasojë e grindjeve të brendshme. Pra, siç është parashikuar për kohë të gjatë, do t’i takojë Merzit të përpiqet që ta krijojë qeverinë. Dhe, e vetmja gjë që është pak a shumë e sigurt, është se AfD-ja nuk do të jetë pjesë e bisedimeve, sepse të gjitha partitë e mëdha e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me të. Pyetja është nëse Merz do t’ia dalë. Numrat tregojnë se atij mund t’i duhen së paku dy parti për të siguruar shumicën parlamentare. Dy opsionet kryesore janë SPD-ja e qendrës së majtë, e udhëhequr nga kancelari aktual, Olaf Scholz - e cila humbi gati 10 për qind të votave në krahasim me katër vjet më parë dhe mori vetëm 16 për qind - dhe Të Gjelbrit, të cilët përfunduan të katërtit me 14 për qind. Gjëja kryesore për t’u parë është nëse FDP-ja liberale dhe Sahra Ëagenknecht e ekstremit të majtë, kalojnë pragun e kërkuar prej 5% dhe hyjnë në parlament. Nëse të dyja këto parti e arrijnë këtë, Merz ka të ngjarë të detyrohet që të kërkojë më shumë se një partner koalicioni.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55