Autoritetet e larta gjermane, janë rreshtuar krah vendimit për të klasifikuar partinë Alternative për Gjermaninë (AfD) si ekstremiste të krahut të djathtë, pas kritikave të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Ameriksë. Numri 2 I Shtëpisë së Bardhë, JD Vance, akuzoi “burokratët” për rindërtimin e Murit të Berlinit, e nga ana tjetër, edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e kritikoi këtë përcaktim si “tirani e maskuar”.