I shpallur vitin e kaluar si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë, aeroporti Nënë Tereza vijon të zgjerohet dhe rritet përmes investimeve dhe thellimit të partneriteteve për të ofruar një gamë ofertash gjatë sezonit turistik. I tillë është bashkëpunimi me Croatia Airline. Linja sezonale Zagreb-Tiranë do të ofrojë një fluturim shtesë duke filluar nga muaji korrik, duke e çuar në tre numrin total të fluturimeve javore në dispozicion të pasagjerëve. CEO i Air Albania dhe COO i TIA-s, z. Piervittorio Farabbi shpjegoi rëndësinë e kësaj linje dhe planet e zgjerimit të aeroportit.”