SHBA-të po dërgojnë një aeroplanmbajtëse të dytë në Lindjen e Mesme mes tensioneve me Iranin, raportuan mediat amerikane vonë të enjten. Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford dhe anijet e saj shoqëruese do të dërgohen në Lindjen e Mesme nga Karaibet, tha Neë York Times, e cila e raportoi e para lajmin, duke cituar zyrtarë amerikanë. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese të Reuters për koment jashtë orarit të rregullt të punës. Më herët këtë javë, Presidenti Donald Trump kishte thënë se po shqyrtonte dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë në Lindjen e Mesme nëse nuk arrihet një marrëveshje me Iranin. Aeroplanmbajtësja e parë, USS Abraham Lincoln dhe disa shkatërrues me raketa të drejtuara mbërritën në Lindjen e Mesme në janar.