Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ri për Bankën e Shqipërisë dhe mes parashikimeve të draftit bien në sy përkufizimet që lidhen me lekun digjital, një ambicie e prezantuar nga qeveria për reduktimin e parasë cash dhe përgatitja ligjore për adoptimin e euros, në skenarin kur vendi bëhet pjesë e Eurozonës.