Policia e Tiranës organizoi dy operacione antidrogë në 24 orët e fundit gjatë së cilit ndaluan disa persona që merreshin me veprimtarinë e paligjshme të shpërndarjes së lëndës narkotike në doza të vogla. Në kuadër të operacionit të koduar "Kontaktuesit", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. u ndaluan 3 adoleshentë, të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis.