Një aksident tragjik është regjistuar këtë të mëkurë në qytetin e Fierit me pasojë vdekjen. 19 vjecari Kristian Thomo ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë pasditen e kësaj të mërkure. Ngjarja tragjike u shënua rreth orës 14:45, në fshatin Hamil të Fierit. Burimet polciore bëjnë me dije se i riu humbi drejtimin e mjetit për pasojë devijojë nga rruga dhe ndëroi jetë në vend nga përplasja e fortë. Adoleshenti po drejtonte një mjet tip Volkswagen’, ndërsa policia ende nuk ka përcaktuar shkakun që coi drejt kësaj ngjarjeje fatale, ndërsa i vetmi dyshim momentalisht është se i riu ka qenë me shpejtësi të frikshme. Nga ana tjetër, rruga ku u regjistrua tragjedia ishte e paasfaltuar cka ka shërbyer si faktor që makina të devijojë dhe të dilte nga rruga, ndërsa i riu nuk ka mundur të frenojë apo të kontrolljë mjetin për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të këtij aksidenti.