Një fenomen alarmant po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese në Europë. Banda kriminale po rekrutojnë adoleshentë për të kryer vrasje me pagesë, duke i joshur me shuma të mëdha parash. Një nga rastet më tronditëse ndodhi në periferi të Stokholmit. Një i ri, i veshur me të zeza, iu afrua 20-vjeçarit Murad Abdelkader, student, i cili po kthehej në shtëpi pasi mbylli turnin e punës. Autori hapi zjarr disa herë ndaj të riut dhe e qëlloi për herë të fundit në kokë, ndërsa ai ndodhej i shtrirë në tokë. Më vonë u zbulua se viktima ishte vrarë gabimisht. Vrasësi ishte vetëm 18 vjeç, i identifikuar si Atilla Azimov, i cili pranoi se atentatin e kreu kundrejt pagesës. Ai ishte rekrutuar nga rrjeti kriminal Foxtrot Netëork, një organizatë e njohur për ofrimin e shërbimeve të dhunës me pagesë.