Nuk kanë qenë të pakta rastet kur banorët e pallateve ankohen për fqinj problematikë që nuk paguajnë detyrimet, që nga tarifat për ashensorët, tarifat për pastrimin, ndriçimin, apo edhe për probleme që shfaqen në ambientin e përbashkët. Por duket se tashmë pakënaqësitë që kanë ndaj njëri tjetrit nuk do të kalojnë aq lehtë. Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se do ta zgjidhë këtë ngërç. Ata që nuk paguajnë detyrimet për mirëmbajtjen e pallatit (hapësirave të përbashkëta) do të gjobiten dhe detyrimet do t'i paguajnë në faturën e ujit. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak janë paralajmëruar ndryshime ligjore në muajt në vijim që fuqizojnë kompetencat e administratorëve të pallateve. Agron Haxhimali, Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive sugjeroi në “Wake Up” në Top Channel mënyrën se si mund të zgjidhet kjo përplasje.