Top News – Administrimi i buxhetit/ KLSH, kritika për Qeverinë e Bashkitë
12/11/2020 14:24

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, në raportimin përpara Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ka pasur një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe pushtetit vendor për të disiplinuar administrimin e buxhetit të shtetit për vitin 2019. Kreu i KLSH, në raportin e tij ka paraqitur disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet e institucionit që ai drejton prej vetëm pak muajsh. Sipas tij Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar devijime materiale dhe cilësore të buxhetit të vitit 2019 në disa çështje apo zëra buxhetorë, të cilat administrohen nga organe apo pjesë të ndryshme të administratës. “Këtë vit ka pasur të ardhura më të mëdha krahasuar se një vit më parë, por në lidhje me debitin nuk ka një raportim të saktë dhe real të situatës buxhetore. Ulja në shërbimin e borxhit i atribuohet kryesisht uljes së komisioneve të huamarrjes së jashtme në krahasim me vitin e kaluar me rreth 2.4 miliard lekë. Kjo për arsye se gjatë vitit 2018, u realizua emetimi dhe blerja mbrapsht e transaksioneve të lidhura me Eurobondin që u shoqëruan me kostot atipike përkatëse të ndërmjetësimit dhe të primit të paguar. Megjithatë, shpenzimet e interesit në raport me një vit më parë për borxhin e jashtëm kanë ardhur në rritje me rreth 1.3 miliard lekë, e kushtëzuar nga kostot më të larta të huamarrjes drejt institucioneve ndërkombëtare dhe huamarrje të tjera të jashtme". Kryetari i institucionit që menaxhon zbatimin dhe disiplinimin e buxhetit raportoi se ka vijuar një performancë jo e rregullt në marrëdhënien e organeve shtetërore me thesarin e shtetit, ku mjaft kontrata apo pagesa raportohen me vonesë. Shehu tha se ka një Monitorim i pamjaftueshëm nga Ministria Financave, pasi tek shpenzimet buxhetore nuk raportohen vendimet gjyqësore si shpenzime buxhetore. Kjo krijon kushte për akumulimin e kamatëvonesave. KLSH, konstaton një numër të lartë rishikimesh të fondeve buxhetore përfshirë këtu 1169 projekte për investime me financim të brendshëm, me një ndryshim buxheti neto prej 4.13 miliardë lekë.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14