Ligji i Pasqyrës do të vendosë në lëvizje administratën për t’i kthyer përgjigje sa më shpejt qytetarëve, pasi për çdo zvarritje përgjegjësit do të duhet të marrin koston. Kështu paralajmëroi kryeministri Edi Rama gjatë takimit me strukturat e bashkëqeverisjes, zëvendësministrat dhe drejtuesit e drejtorive.