Qeveria miratoi ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, apo sikurse do të quhet shkurtimit DPAK. Kjo strukturë do të shtrijë veprimtarinë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ka një sërë kompetencash duke filluar nga mbledhja e informacionit për raste korruptive dhe abuzive në institucione e deri tek depozitimi i kallëzimit penal në prokurori.