Këngëtarja e njohur, Adele tha se ka nevojë për pushim, pasi do të duhet të merret me shqetësimet që i shkakton nervi shiatik. Në një rrëfim për mediat, Adele zbuloi se pësoi një atak të nervit shiatik dhe u rrëzua në prapaskenë, gjatë shfaqjeve të saj në Las Vegas. “Do të ulem dhe do të pushoj dhimbjet e nervit shiatik. Pikërisht për shkak ët tyre, u rrëzova në prapaskenë, në koncertet në Las Vegas dhe iu desh stafit tim që të më ndihmonin të ngrihesha e të dilja në skenë”, tha këngëtarja 35-vjeçare.