“Është acid, e kam blerë 100 euro në internet”, kështu deklaroi 38-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk dihet, pas sulmit ndaj partnerit të saj në një hotel të Greqisë. Ajo dërgoi provat nga kompania e transportit për të vërtetuar pretendimet e saj se acidin e ka blerë në mënyrë të ligjshme online. Pas komunikimit me avokatin e saj, ka pranuar se të hënën do të vetëdorëzohet në polici.