Reshje bore, shira të rrëmbyeshëm dhe temperatura të ulëta në shumicën e vendit janë karakteristikat e motit të keq që ka përfshirë gati më shumë se gjysmën e Greqisë dhe pritet të vazhdojë edhe dy ditët në vijim. Greqia veriore dhe perëndimore nga mesdita e së dielës, kanë regjistruar reshje intensive bore, të cilat kanë prekur edhe zonat me lartësi më të ulët në Greqinë qendrore.