Gjykata e Apelit e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Qirjako Nakucin, I cili është shpallur fajtor se ka përdhunuar vajzën e tij. Kallëzimi ndaj tij u bë në vitin 2018 në policinë e Tiranës, I denoncuar se ka ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale ndaj vajzës së tij. Tashmë Nakuci u dënua me 15 vite burg, ndërsa shlyerja e dënimit nis që në momentin kur ai është burgosur.