Policia greke ka arrestuar Kozma Dhimitër Papa, 56 vjeç nga fshati Dhrovjan i Sarandës pasi akuzohet për përdhunim dhe vepra të turpshme me të mitur. Sipas prokurorisë së Posaçme per krimet ndaj të miturve të Athinës, ka qenë e ëma shqiptare e një të miture, që çoi në zbardhjen e akteve çnjerëzore që autori kryente me të miturën me iniciale K.E aktualisht 16 vjeç.