Skandali seksual me një të mitur që tronditi Përmetin dy javë më parë ka shkaktuar ndryshime në radhët e policisë në qarkun e Gjirokastrës. Shefi i Krimeve të Komisariatit të Përmetit, Dhurim Çenko është pezulluar nga detyra pas përfshirjes së dy policëve në një video skandaloze me një 16-vjeçare. Personat e përfshirë janë polici Pajtim Baka, tashmë i arrestuar me masën “burg pa afat”, dhe kolegu i tij Artur Ago, i shpallur në kërkim nga policia. Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë të disiplinës, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka urdhëruar pezullimin e Dhurim Çenkos deri në përfundim të hetimeve.