Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg 26 vjeçarin Isi Pasho, 46 vjeçarin Kristian Priftin dhe Pajtim Bakën ky i fundit punonjës policie dhe njëkohësisht njerku i 16 vjeçares S.K. nga Këlcyra e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht. Masa ‘Arrest me burg’ në mungesë është dhënë edhe për efektivin tjetër, 53-vjeçarin Artur Ago, kolegu I njerkut i shpallur në kërkim, që dyshohet se është arratisur drejt Greqisë pasi u bë publik skandali.