Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori katër ish drejtorë të Kadastrës në Korçë. Auditimet e kryera nga specialistët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë evidentuar një skemë korruptive në procesin e legalizimeve, prej së cilës katër zyrtarët kanë përfituar shuma marramendëse parash.