Top News – A u zhveshën të gjithë policët…? Veriu i Kosovës pa rend e ligj! Çfarë do të ndodhë?
06/11/2022 13:30

Komandantët e Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të vendit, që i përkasin komunitetit serb, të shtunën hoqën uniformat e tyre para zyrtarëve të Listës Serbe në Zveçan. Këtë veprim simbolik ata e bënë pas deklarimit se japin dorëheqje nga detyrat e tyre në Policinë e Kosovës. Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse këtë institucion e kanë braktisur edhe rreth 400 pjesëtarë tjerë të komunitetit serb në katër komunat veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Dorëheqjen e dhanë edhe zyrtarë të Listës Serbe si dhe udhëheqësit në sistemin gjyqësor. Siç thanë nga Lista Serbe, vendimet për largim nga institucionet do të zbatohen “derisa të tërheqin vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojnë Asociacionin e komunave serbe…” Burime brenda Policisë së Kosovës thanë se dorëheqjen e kanë deklaruar vetëm komandantët e njësive të policisë, që janë pjesë e Drejtorisë rajonale të veriut të Kosovës, dhe se këtë nuk e kanë bërë të gjithë policët nga komuniteti serb. Por, ata nuk përjashtojnë mundësinë që këta zyrtarë t’i ndjekin hapat e komandantëve të tyre. Burime nga terreni në veri të Kosovës, konfirmojnë ndërkohë se pjesëtarët e policisë rrugore, gjatë orëve të natës - kur ka nisur turni i dytë i tyre – kanë mbikëqyrur qarkullimin e automjeteve, por pa ndaluar askënd.

Top Channel/ Kosovë, Kushtetuesja rrëzon Osmanin dhe Haxhiun
30/03 22:57
Top Channel/ Protestë për ekspozitën e luftës, veteranët e UÇK përplasen edhe me policinë
30/03 20:21
Top News- ‘S’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh’/ Kosova kërkon dorëzimin e Radoiçiç
30/03 19:20
Top News- Shembja e rrugës në Prishtinë/ Nis hetimi ndaj zytarëve përgjegjës për keqpërdorim detyre
30/03 15:39
Top News- Kurti takime me opozitën për presidentin/ LVV paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave
30/03 14:37
Top News- Pagë e 13-të për sektorin publik/ Qeveria miraton vendimin, përfitojnë dhe nënat lehona
30/03 13:14
Top News- Kurti zbardh takimin me Macronin: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
30/03 13:04
Top News – ‘Besoni te vetja, siç besojmë te ju’. Kryeministri Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës
30/03 12:52
Top Channel/ 1 milion euro për Botërorin, 500 mijë euro kombëtares së Kosovës për Sllovakinë
30/03 12:18
Top News- Misioni i FSK në Gaza/ Kurti: Jemi gati për forcën paqeruajtëse
30/03 11:13
Top News – Çmimet vetëm rriten në Kosovë…Qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
29/03 14:29
Top News – FSK gati për dislokim në Gazë / Pritet vetëm drita jeshile nga institucionet e shtetit
29/03 14:13
Top Channel/ “Kur heshtja flet”, libër për gjyqin e UÇK-së. Apel për drejtësi dhe debat mbi Hagën
28/03 12:28
Top Channel/ Ekspozitë me të pavërteta! Polemika në Prishtinë, pasaktësi për masakrat në Kosovë
28/03 12:26
Top News- Ekspozitë për masakrat, por me gabime, autorët ulin numrin e viktimave
28/03 11:16
Top News- Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës: Kujdesemi për një mjedis të sigurt
27/03 22:30
Top Channel/ Si u thur plani për eliminimin e Liridonës, dëshmia trondit dhe të akuzuarit
27/03 19:29
Top News- ‘Opozita nuk bashkëpunon’/ ‘Presidenti’, VV hedh akuza: Të shmangim zgjedhjet!
27/03 17:57
Top News – ‘Naimi më ofroi para’. Flet i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt
27/03 13:19
Top Channel/ Shokon personi që eliminoi Liridonën: Murseli më premtoi 1300 euro në mua
26/03 20:31