Shinzo Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë. Pavarësisht dorëheqjes në vitin 2020 për shkaqe shëndetësore, figura e tij ishte tejet popullore në mesin e japonezëve, shkruan BBC. Abe u vra mëngjesin e së premtes në qytetin Nara, teksa po mbante një fjalim në mbështetje të njërit prej kandidatëve që garonte për dhomën e lartë të Japonisë.