Trafiku i klandestinëve në Shqipëri nuk ka të ndalur. Të dielën Policia bllokoi 27 emigrantë, të cilët përkundrejt një pagese prej 1 mijë euro tentonin të kalonin transit Shqipërisë me destinacion final së paku Italinë fqinje. Shumica e atyre që kapen pasi kanë kaluar kufirin e gjelbër të Shqipërisë janë sirianë, irakenë, algjerianë, pakistanezë dhe afganë. Por, Kuvendi i Shqipërisë është bindur për të bërë një ligj të ri me shumë ndryshime nga ai i vitit 2014, si një detyrim i vendosur nga Bashkimi Evropian për të garantuar mbrojtjen e të huajve që u rrezikohet jeta në vendin e tyre.