Top News/ A po rikthehen nazistët? Gjermani, ekstremi i djathtë merr më shumë mbështetje
31/08/2024 18:26

E djathta ekstreme për herë të parë që nga periudha naziste është në prag të fitimit të më shumë votave në zgjedhjet shtetërore në Gjermani. Për disa votues, ngritja e Alternativës për Gjermaninë (AfD) është një makth i vërtetë.Por të tjerë, veçanërisht në lindje, thonë për BBC se AfD është një shans për ndryshim. Gjatë gjithë vitit, tensionet janë rritur në politikën gjermane dhe votimi i së dielës në Thuringia dhe Saxony mund të jenë pika e vlimit. "Gënjeshtar!" bërtitën një grup i vogël njerëzish në Turingi këtë javë, ndërsa kancelari Olaf Scholz doli në skenë në qytetin e Jena. Thirrjet e " tradhtar i popullit " gjithashtu shpërthyen nga duartrokitjet e gjera; një frazë kjo me konotacione naziste. Partia Socialdemokrate e Kancelarit Scholz, së bashku me partnerët e tij të koalicionit të Gjelbër dhe Liberal, po dalin aq keq në Turingi saqë mund të mos marrin as edhe një vend të vetëm në parlamentin e shtetit – ndërkohë që AfD është në krye të votimit.Në Saksoninë fqinje, AfD po përballet me CDU-në konservatore. Sulmi me thikë i javës së kaluar, në të cilin një azilkërkues sirian dhe i dyshuar islamik akuzohet për vrasjen e tre personave, ka nxitur kritika të ashpra sesi qeveritë e njëpasnjëshme e kanë trajtuar migrimin. Një përgjigje e nxituar – mund të thuash edhe në panik – ka bërë që ministrat të shpallin ligje më të ashpra për azilin dhe krimin me thikë. Por nuk ka gjasa të përmbysë një pakënaqësi më të gjerë që – për shumë mbështetës të AfD-së – nuk bazohet vetëm në zemërimin për emigracionin “masiv”.Njerëzit flasin gjithashtu për dëshirën për të luftuar atë që ata e shohin si politika të gjelbërta tepër të zellshme, ndërhyrje të shtetit dhe mbështetje të keq-këshilluar ushtarake për Ukrainën. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve nuk janë vendimtare vetëm për njerëzit e Turingisë, Saksonisë dhe Brandenburgut. Ato do të gjykohen si një provë se si ka ndryshuar opinioni publik, një vit pas zgjedhjeve federale.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55