Top News- A po kryen punë bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit?
24/04/2026 23:01

Për të ushtruar trysni ndaj Iranit për pranimin e një marrëveshjeje për paqe, Shtetet e Bashkuara e vendosën më 13 prill një bllokadë detare ndaj porteve dhe anijeve të vendit të Lindjes së Mesme, shkruan Radio Evropa e Lirë. Derisa bllokada e ka rritur trysninë mbi ekonominë tashmë të dëmtuar të Iranit, ajo nuk ka arritur deri tani ta detyrojë Teheranin të bëjë lëshime për t’i dhënë fund luftës që nisi para rreth dy muajve, thonë ekspertët. Irani nuk po pranon të ulet në tryezën e bisedimeve pa u hequr bllokada detare nga SHBA-ja, qëllimi i të cilës është t’ia ndalë Teheranit të ardhurat fitimprurëse nga nafta. Uashingtoni ka këmbëngulur se bllokada do të përfundojë vetëm kur të nënshkruhet një marrëveshje paqeje. Kjo bllokadë amerikane erdhi si përgjigje ndaj vendimit të Iranit për ta mbyllur të Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për furnizimet globale me energji dhe për transportin ndërkombëtar detar, dhe është në fuqi që nga fillimi i luftës më 28 shkurt. Ky veprim ka tronditur tregjet ndërkombëtare, ka përmbysur ekonominë globale dhe i ka dhënë Teheranit një levë të re në luftë. “Nëse qëllimi kryesor i bllokadës është të ndalojë trafikun detar drejt dhe nga Irani, dhe mbi të gjitha rrjedhën e eksporteve iraniane të naftës, atëherë bllokada ka qenë e suksesshme”, tha Nader Itayim, ekspert për energjinë në Lindjen e Mesme. “Por, nëse Uashingtoni pret që bllokada ta vendosë shpejt Iranin në një pozicion ku nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të negociojë, atëherë mund të zhgënjehet”, shtoi ai.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05