Rusia nuk po mundet të bëjë avancime domethënëse ushtarake në rajonin ukrainas të Donbasit sepse po lufton kundër forcave të kievit kokë më kokë – thotë një gazetar pro moskës. Korrespondenti i luftës dhe propagandisti i Putinit, Aleksandr Sladkov, bëri një pranim të rrallë se ushtria ruse po has pengesa në Ukrainë, duke folur në një video të postuar në mediat sociale, të hënën vonë. Ai tha se operacioni i posacëm ushtarak i Putinit, ishte turpshëm jo efikas, se trupat ruse nuk mund të zbrapsin ato ukrainase dhe se ushtria e moskës nuk po bën avancim.