Ritmi i ngadalshëm i operacioneve kundërsulmuese të Ukrainës nuk është tregues se kaq është edhe fuqia e forcave ukrainase, thotë Instituti amerikan për Studimet e Luftës. Në përditësimin e fundit mbi konfliktin, grupi i ekspertëve thotë se forcat ukrainase ka të ngjarë që po analizojnë veprimet e tyre për një sukses më të madh gjatë ditëve të ardhshme, pavarësisht pengesave fillestare.