Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi këtë të hënë në konferencën me gazetarët, programin ekonomik të Partisë Demokratike, me të cilin përballet në zgjedhjet e 11 majit. Berisha theksoi në 5 vitet e para investitorët që do të rikthehen në atdhe nuk do të paguajnë asnjë taksë, ndërsa foli edhe për zona të lira ekonomike.